Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Mbrojtja e Thaçit çmontoi akuzat”/ Zeqiri: Fjala përfundimtare e prokurorisë ishte politike

schedule17:19 - 11 Shkurt, 2026

schedule 17:19 - 11 Shkurt, 2026

Gazetari Sadik Zeqiri në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, komentoi çështjen ne Hagë ku ndodhen ish-krerët e UÇK-së, për të cilët u kërkua nga Prokuroria 45 vite burg për secilin.

Gjatë intervistës, gazetari nënvizoi se fjala përfundimtare e Prokurorisë ishte krejtësisht politike.

“Fjala përfundimtare ka qenë shumë e zbehtë dhe më shumë ka pasur elementë politike se sa elementë të akuzës. Është munduar nga prokuroria që të goditet aspekti politik se sa të goditet periudha për të cilën gjendet të katër të burgosurit në Hagë. Fjalët e prokurorëve është shumë lehtë të hidhen poshtë sepse kanë mbetur pa argument”, tha ai.



Më tej nënvizoi se gjatë seancës së sotme, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, ka çmontuar akuzat.

“Prokuroria gjatë fjalë përfundimtare ka kërkuar që secili ka katër të akuzuarit të dënohet me nga 45 vite. Avokati i Thaçit, ka arritur që të mundohet të bindë gjyqtarit zoti Thaçi për akuzat për të cilat akuzohet nuk ka qenë fare në Kosovë. Lufta e Kosovës ka qenë luftë vullnetare dhe Çlirimtare, pra nuk ka pasur hierarki dhe vendimmarrje, ne kemi qenë të okupuar dhe vullneti i ka qenë që të gjithë të luftojnë për çlirimin e vendit”, tha mes të tjerash ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!