Mbrojtësi polak: Të luash përballë Shqipërisë është e vështirë, ne jemi gati për “luftë”

schedule12:43 - 26 Mars, 2023

schedule 12:43 - 26 Mars, 2023

Përveç teknikut Fernando Santo në konferencën për shtyp në kuadër të përballjes me Shqipërinë, mbrëmjen e nesërme ishte dhe mbrojtësi polak, Jan Bednarek, i cili risollli në kujtesë përballjet e fundit me “legjionarët” në kualifikueset e fundit.

Ashtu si në 2 ndeshjet e fundit, Bednarek u shpreh se përballë Shqipërisë do të jetë një ndeshje e fortë dhe se janë gati për “luftë”.

“Ne kemi luajtur me Shqipërinë në kualifikueset e kaluara dhe ne e dimë se sa të vështira ato ndeshje ishin. Ne e dimë që të dyja ndeshjet ishin shumë të vështira, shumë luftime. Duhet të përgatitemi për këtë. Kemi mjaftueshëm kualitet.

Gjëja më e rëndësishme është të reagojmë. Kemi luajtur keq me Çekinë. Tani ndeshja me Shqipërinë do të ndikojë. Ne duhet të tregojmë që jemi një skuadër e mirë që është agresive dhe mund të krijojë shanse”, u shpreh Bednarek. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!