Mbrojtësi Bitri largohet pas 6 muajsh nga Astana, Partizani opsion

schedule10:39 - 3 Janar, 2022

schedule 10:39 - 3 Janar, 2022

Eneo Bitri është larguar zyrtarisht nga Astana. Aventura në Kazakistan e mbrojtësit ka përfunduar dhe tashmë është lojtar i lirë.

Partizani, me të cilin mbrojtësi ka dalë edhe kampion, është një opsion për të ardhmen e tij.

Në rrjetet sociale Bitri ka shkruar një ditë më parë: “Që nga sot nuk jam më pjesë e Astana.

Falënderoj, presidentin, drejtorin dhe të gjithë shokët e skuadrës për këtë eksperiencë. Ju uroj fat në vazhdim”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!