Ukraina ka filluar të rekrutojë në ushtri rezervistë nga mosha 18 deri në 60 vjeç, pas një dekreti të Presidentit Volodymyr Zelensky.
Ushtria tha se periudha maksimale e shërbimit do të jetë një vit dhe rekrutët me aftësi, si mekanikë, do të dërgohen në njësitë e specializuara.
Zyrtarët shtuan se njerëzit që injorojnë thirrjen mund të përballen me “përgjegjësi penale”.
Gjithçka ndodh teksa Rusia ka futur tashmë forcat e saj në Ukrainë, ndërsa shefi i diplomacisë ukrainase deklaroi mbrëmë në krah të Blinkenit se janë gati për luftë në dështon diplomacia.
Ekspertët vlerësojnë se rreth 900,000 njerëz shërbejnë në forcat rezerviste të Ukrainës. /abcnews.al