Mbreti takon Papën, takim privat në Selinë e Shenjtë në Vatikan

schedule23:13 - 9 Prill, 2025

schedule 23:13 - 9 Prill, 2025

Mbreti Karl i Tretë mbajti një fjalim historik para parlamentit italian, ku foli për luftën në Ukrainë dhe lidhjet e forta mes dy vendeve. Ky ishte fjalimi i parë një monarku britanik para parlamentit italian. Mbreti Karl ndodhet ne Itali për një vizite zyrtare, i shoqëruar edhe nga mbretëresha Camilla.

Gjatë fjalimit monarku përgëzoi qëndrimin e Italisë krah Ukrainës dhe tha se paqja nuk duhet marrë kurrë si e mirëqenë.

“Paqja nuk duhet marrë kurrë, nuk duhet marrë kurrë si e mirëqenë. Britania dhe Italia qëndrojnë sot të bashkuara në mbrojtje të vlerave demokratike që ndajmë.

Vendet tona kanë qëndruar pranë Ukrainës në orën e saj të nevojës dhe kanë mirëpritur mijëra ukrainas që kanë nevojë për strehim.”, është shprehur Mbreti Charles III

Ai vuri në dukje lidhjet e mbrojtjes midis Italisë dhe Britanisë së Madhe, përmes NATO-s dhe një projekti për të zhvilluar një avion të ri luftarak me Japoninë. Mbreti trajtoi edhe një çështje që ai e ndjek vazhdimisht. Ai bëri thirrje për të punuar së bashku në mbrojtjen e planetit.

Monarku theksoi se si Britania, ashtu edhe Italia po shohin tashmë efektet e dëmshme të ndryshimeve klimatike, pasi janë përballur vazhdimisht me thatësira dhe përmbytje shkatërruese.

Gjate vizites ne Itali mbreti dhe mbretëresha u takuan me Papa Françeskun ne Vatikan. Kreu i Selisë se Shenjtë i uroi sherim te shpejte monarkut dhe uroi çiftin mbretëror per 20 vjetorin e marteses.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!