Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mbreti Karli III dhe Kamila vizitojnë Skocinë për herë të parë që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth

schedule08:19 - 4 Korrik, 2023

schedule 08:19 - 4 Korrik, 2023

Mbreti Karli III dhe Mbretëresha Kamila janë kthyer në Skoci për Javën e Holyrood së bashku me Princin dhe Princeshën e Uellsit. Pa dyshim që ky është një udhëtim me vlera sentimentale për çiftin mbretëror.

Ata qendruan në Pallatin e Holyroodhouse në Edinburg dhe kjo do të jetë baza e tyre për shfaqjet e javës. Kjo është hera e parë që çifti mbretëror e viziton këtë rezidencë mbretërore që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth në shtator 2022.

Lidhur me orarin e tyre, Mbreti Karli III dhe Kamila morën pjesë në ceremoninë e Çelësave në oborrin e Pallatit, të hënën më 3 korrik.



Ata gjithashtu pritet të vizitojnë projektin e artit Great Tapestry në Skoci dhe të marrin pjesë në një ngjarje të veçantë në Katedralen e Shën Aegid në Skoci të mërkurën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!