Mbreti i Jordanisë turne në Evropë, kërkon mbështetje për t’i dhënë fund luftës në Gaza

schedule11:11 - 14 Tetor, 2023

schedule 11:11 - 14 Tetor, 2023

Mbreti Abdullah i Jordanisë po niset këtë të shtunë për një turne në kryeqytetet evropiane për të marrë mbështetje për t’i dhënë fund luftës në Gaza, raporton Reuters. Ky vendim vjen një ditë pas takimit që ai pati me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken sa i përket situatës së tensionuar në rajon.

Gjatë takimit, mbreti i Jordanisë bëri thirrje për hapjen e korridoreve humanitare për ndihmë mjekësore dhe ndihma të tjera në Gaza. Mbreti i Jordanisë gjithashtu bëri thirrje për mbrojtjen e civilëve, de-përshkallëzimin dhe përfundimin e luftës në Gaza. Në një mesazh të dytë, oborri mbretëror shkroi:

“Madhëria e tij Mbreti Abdullah II paralajmëron kundër çdo përpjekjeje për të zhvendosur me forcë palestinezët nga të gjitha territoret palestineze ose për të shkaktuar zhvendosjen e tyre brenda vendit, duke bërë thirrje për parandalimin e përhapjes së krizës në vendet fqinje dhe përkeqësimin e çështjes së refugjatëve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!