Mbreti i Jordanisë, Abdullah II është takuar me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken. Zyra qeveritare ka postuar një foto në të cilët shihet mbreti me sekretarin amerikan të shtetit.
His Majesty King Abdullah II, receiving #US Secretary of State Antony Blinken, urges opening urgent humanitarian corridors for medical and relief aid to #Gaza, calling for protecting civilians, de-escalating, and ending the war on Gaza#Jordan pic.twitter.com/KUSsvv64VW
— RHC (@RHCJO) October 13, 2023
Gjatë takimit, mbreti i Jordanisë bëri thirrje për hapjen e korridoreve humanitare për ndihmë mjekësore dhe ndihma të tjera në Gaza. Ai gjithashtu bëri thirrje për mbrojtjen e civilëve, de-përshkallëzimin dhe përfundimin e luftës në Gaza.
Në një mesazh të dytë, oborri mbretëror shkroi:
“Madhëria e tij Mbreti Abdullah II paralajmëron kundër çdo përpjekjeje për të zhvendosur me forcë palestinezët nga të gjitha territoret palestineze ose për të shkaktuar zhvendosjen e tyre brenda vendit, duke bërë thirrje për parandalimin e përhapjes së krizës në vendet fqinje dhe përkeqësimin e çështjes së refugjatëve.
/abcnews.al