Mbreti e ka nisur fjalimin e tij në Bundestag duke folur në gjermanisht, duke shprehur kënaqësinë dhe nderin që ndodhej në Berlin.
“Kjo do të thotë shumë për gruan time dhe për mua, që ne kemi qenë të ftuar në Gjermani në vizitën time të parë jashtë shtetit dhe është një nder i veçantë të jem këtu me ju ku dëshiroj të riktheksoj zotimin e miqësisë mes kombeve tona”, tha Charles, i cili është mirëpritur me duartrokitje të vazhdueshme nga deputetët.
Mbreti Charles gjatë fjalimit të tij, përmendi edhe vizitën në vitin 1965 në Gjermaninë e atëhershme Perëndimore nga nëna e tij, mbretëresha e ndjerë Elizabeth.
Ai tha se vizita u cilësua si një “moment kyç” në marrëdhëniet midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë në një kohë kur hija e Luftës së Dytë Botërore ishte ende mbi Europë.
Mbreti Charles falendëroi gjithashtu popullin gjerman për mbështetjen dhe “mirësinë e jashtëzakonshme” që mori familja e tij kur mbretëresha vdiq shtatorin e kaluar.
/abcnews.al