Mbreti Charles kërkon të pajtohet me Harryn, dëshiron të birin në kurorëzim e tij

schedule22:18 - 4 Janar, 2023

schedule 22:18 - 4 Janar, 2023

Familja mbretërore ka qenë së fundmi në vëmëndje pas publikimit të dokumentarit “Harry dhe Meghan”. Pavarësisht polemikave që ngriti ky dokumentar mbreti Charles nuk dëshiron të mbajë larg djalin e tij të vogël Harryn.

Disa ditë më parë Princ Harry në intervistë me Tom Bradby-t të ITV-së dhe Anderson Cooper-it të CBS News, ai theksonte se dëshiron të jetë pranë babait dhe vëllait tij. Në njërën prej këtyre intervistave ai promovoi librin e tij të ri, një autobiografi me kujtimet e tij.

Megjithatë, Harry vuri në dukje se pavarësisht përpjekjeve të tij për të rindërtuar të gjitha urat që u shkatërruan, pas largimit të tij dhe gruas së tij nga pallatet mbretërore, marrëdhënia e tyre vazhdon të “varet në një fije”.

“Ata mendojnë se është më mirë të na tregojnë ne si të këqinjtë dhe nuk kanë treguar absolutisht dëshirë për t’u pajtuar,” tha djali më i vogël i princeshës së ndjerë Diana në një intervistë.

Por përfaqësuesit e Buckingham-it i përgjigjen, në emër të mbretit Charles. Sipas raportimeve të gazetës britanike “The Telegraph”, mbreti Charles III dëshiron të pajtohet me djalin e tij, Princin Harry.

“ Njerëzit e afërt të mbretit këmbëngulin se ai e ka bërë gjithmonë të qartë se sa shumë i do të dy djemtë e tij, duke qëndruar i gatshëm për të biseduar në vitet e fundit, pavarësisht goditjeve të shumta që ka marrë nga çifti”, transmeton Telegrafi

Burimet në gazetën britanike theksojnë se “ versioni i Harrit është i gabuar ” dhe shtojnë se mbreti dhe djali i tij më i vogël qëndruan në kontakt dhe u takuan disa herë gjatë festimeve të Jubileut Platinum të mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II në qershor 2022.

Marrëdhënia mes të dyve ka qenë padyshim e tendosur ndonjëherë, por Charles përsërit se dera e tij mbetet e hapur dhe se Duka dhe gruaja e tij, Meghan Markle , janë të mirëpritur në çdo kohë.  Sipas të njëjtave informacione, mundësia që “rebelët” e pallateve britanike të ftohen në kurorëzimin e Charles, që do të bëhet më 6 maj, mbetet e hapur dhe në diskutim. Siç theksohet në mënyrë karakteristike, “është dëshira e mbretit ” nëse ata do të ftohen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!