Mbreti Charles i zhgënjyer për lindjen e princ Harry-t, publikohet për herë të parë audio përgjimi i princeshë Dianës

schedule13:10 - 2 Shtator, 2023

schedule 13:10 - 2 Shtator, 2023

Një audio e re e Princeshës Diana teksa tregon  sesi Princi Charles i Britanisë, është bërë publike së fundmi. Mbreti Charles III, ishte i zhgënjyer që ata kishin një djalë, jo një vajzë, kur lindi Princi Harry.

Princesha Diana rregjistroi një seri kasetash audio në vitet 1990 dhe ia dorëzoi ato në fshehtësi gazetarit dhe publikuesit të biografisë së Saj Andrew Morton  përpara se ajo të humbte jetën në një aksident automobilistik më 31 gusht të vitit 1997 në Paris.

Audioja e cila u dëgjua për here të parë pritet të jetë pjesë e dokumentarit “Diana: Pjesa tjetër e Historisë së Saj” i cili pritet te publikohet vitin e ardhshëm.

Ne audion e publikuar dëgjohet Princeshë Diana e cila flet per ditën e pagëzimit të Harry-t. Princesha shprehet se ish-bashkëshorti në atë kohë Princi Charles shkoi tek mbretëresha dhe I tha se ndiheshin te zhgënjyer pasi prisnin që të kishin një vajzë.

Në këtë Audio Princeshë Diana thotë se mbretëresha iu pëgjigj e inatosur Princit Charles duke I thënë se duhet të ndihet me fat që ka një fëmijë që gëzon shëndet të plotë .

Gazetari Andrew Morton ka deklaruar se janë 7 orë kaseta të Princeshë Dianës për të cilat ka interes në të gjithë botën, por ai është shprehur se nuk është vendosur ende nëse të gjitha ato do të publikohen.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!