Mbretëria e Bashkuar përfshihet nga përmbytje të mëdha pas stuhisë “Babet”

schedule15:49 - 23 Tetor, 2023

schedule 15:49 - 23 Tetor, 2023

Që nga e enjtja, të paktën pesë persona kanë vdekur nga stuhia e quajtur “Babet” nga Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar, e cila goditi Britaninë, Gjermaninë veriore dhe Skandinavinë jugore me erëra të fuqishme, shira të dendur dhe valë të trazuara të detit.

Përmbytje të tjera priten gjatë kësaj jave në Mbretërinë e Bashkuar, sipas paralajmërimeve, pasi stuhia “Babet” solli shira të dendura dhe erëra të forta, shkruan AP.

Ndërtesat rezidenciale dhe komerciale u përmbytën pasi disa lumenj në Angli, Uells dhe Skoci dolën nga shtrati. Mbi 350 paralajmërime për përmbytje janë lëshuar në të gjithë Anglinë që nga e enjtja.

Moti u qetësua të dielën, por përmbytjet vazhduan të shkaktojnë pengesa në udhëtimin rrugor dhe hekurudhor në një pjesë të madhe të Britanisë qendrore dhe veriore. Sipas Agjencisë së Mjedisit, lumenjtë kryesorë mund të shkaktojnë përmbytje deri të martën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!