Më shumë se 85 milionë funte janë mbledhur në Mbretërinë e Bashkuar në ndihmë të Ukrainës, shkruan BBC
Komiteti i Emergjencave të Fatkeqësive (DEC) – i cili përbëhet nga 15 organizata bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar duke përfshirë Kryqin e Kuq dhe Oxfam falenderoi të gjithë ata që kishin kontribuar. Në mbledhjen e fondeve ka kontribuar edhe Mbretëresha, Princi i Uellsit dhe Duka i Kembrixhit.
Qeveria britanike ka dhuruar 25 milion funte. Njerëzit janë inkurajuar të vazhdojnë të dhurojnë, pasi DEC ka paralajmëruar se mbështetja për Ukrainën ka të ngjarë të jetë e nevojshme për muajt apo vitet e ardhshëm.
/abcnews.al