Mbretëria e Bashkuar kundër Trump dhe racizmit

schedule11:30 - 2 Dhjetor, 2017

schedule 11:30 - 2 Dhjetor, 2017

Nën presionin e Brexit, e përcarë si asnjëherë më parë, Mbretëria e Bashkuar është bërë sërish një për të kundërshtuar Shtëpinë e Bardhë. Kjo pas mbështetjes publike që Tramp I dha një videoje të hedhur në Tuiter nga “Britain First”, një grup supremacistësh të bardhë, të krijuar nga një degë e partisë kombëtare britanike, dhe me frymë neo fashiste. Postimi në tuiter i presidentit amerikan i dha grupit një dinjitet që se kishte pasur asnjëherë, duke shkaktuar reagimine  prerë të kryeministres Theresa May, qtë liderit laburist Jeremy Corbyn, por dhe atë të eurofob-it Nigel farage të Ukip.

Shkrimet për marrëdhënien special angloamerikane janë të shumta, ndërsa për momentin duken shumë të tensionuara. Brexit, dhe për më shumë qasja e kryeministres britanike ndaj procesit, kishte shtyrë shumë zëra që të imagjinonin një rikthim të boshtit Thatcher-Reagan, të konsoliduar në rrënojat e Irakut nga Bler dhe Bush, dhe në një tonalitet pak më të lehtë nga Cameron e Obama. Në fantazitë e shumë editorialistëve britanikë shkruhej për një rol qendror të Uashingtonit pas daljes së britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Për momentin një Britani e Madhe jashtë BE duket shumë e vetmuar, më shumë se sa ishte parashikuar dhe jo vetëm në logjikën tregtare. Në betejën transatlantike të shkaktuar nga mesazhet në Tuiter të Donald tramp, lexohet pak më shumë se sa një miqësi në krizë. Analistët britanikë theksojnë se asnjëherë në britaninë e MAdhe, liderët e partive kryesore nuk do të kishin bërë komentet që iu drejtuan kreut të shtëpisë së Bardhë. Duke dënuar racizmin si një pjesë të huaj të jetës politike në Mbretërinë e Bashkuar. Në një kohë që Brexit po jetësohet tashmë politika është më e bashkuar se më parë, por ndoshta në Londër nuk e kanë kuptuar ende./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!