Mbretëria e Bashkuar heq karantinën për vizitorët nga 59 vende

schedule10:00 - 4 Korrik, 2020

schedule 10:00 - 4 Korrik, 2020

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar zbuloi listën e saj të vendeve “të sigurta”,  midis të cilave do të lejohet udhëtimi nga 10 korriku pa karantinë të detyrueshme pas mbërritjes në Angli.

Për momentin, kushdo që arrin në Mbretërinë e Bashkuar duhet të hyjë në karantinë për 14 ditë, duke u thënë autoriteteve se ku do të qëndrojnë gjatë asaj kohe. Kjo ka ndodhur që nga 8 qershori. Aktualisht ekziston një listë shumë e vogël e përjashtimeve, duke përfshirë profesionistë mjekësorë, punëtorë të mallrave dhe zyrtarë të huaj.

Spanja, Italia, Franca dhe Gjermania u konfirmuan se ishin në një listë ‘të gjelbër’ më 2 korrik , që do të thotë se personat nga këto vende mund të udhëtojnë në Angli pas pasur nevojë të karantinohen, ndërsa jashtë kësaj liste ka mbetur, SHBA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!