Martin Harris do të jetë ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kiev, sipas një njoftimi të qeverisë. Harris ka shërbyer më parë në Kiev midis 2003 dhe 2008, si dhe në Moskë dhe Bukuresht në Rumani.
“Jam i lumtur që po kthehem në Ukrainë për të udhëhequr punën jetike të ambasadës sonë në mbështetjen e qeverisë dhe popullit ukrainas ndërsa mbrojnë vendin e tyre dhe vlerat tona të përbashkëta.
“Marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me Ukrainën nuk kanë qenë kurrë më të afërta dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme,” tha ai.
/abcnews.al