Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbretëria e Bashkuar do të pranojë rreth 20 mijë afganë

schedule10:31 - 18 Gusht, 2021

schedule 10:31 - 18 Gusht, 2021

Britania do të pranojë 20,000 refugjatë afganë gjatë viteve të ardhshme, sipas një njoftimi të qeverisë.

“Ne i kemi një borxh personave që kanë punuar me ne për ta bërë Afganistanin një vend më të mirë gjatë 20 viteve të fundit. Shumë prej tyre, veçanërisht gratë, tani kanë nevojë urgjente për ndihmën tonë,” tha kryeministri Boris Johnson.

5,000 afganë do të zhvendosen gjatë këtij viti. Përparësi do tu jepet personave “të kërcënuar nga kriza aktuale”, veçanërisht grave, vajzave dhe pakicave fetare.

Është e paqartë se sa kohë do të zgjasë programi dhe kur  dhe si Mbretëria e Bashkuar do të ketë mirëpresë 20,000 afganë. Një skemë e ngjashme për zhvendosjen e 20,000 refugjatëve sirianë zgjati shtatë vite, nga 2014 në 2021./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!