Mbretëresha ndan foton e preferuar me princin Philip, pak para funeralit

schedule09:34 - 17 Prill, 2021

schedule 09:34 - 17 Prill, 2021

Një fotografi e bukur e princit Philip me mbretëreshën Elizabeth të relaksuar në një lëndinë, jashtë detyrave mbretërore, është publikuar në prag të varrimit të Dukës.

Çifti mbretëror janë fotografuar duke shijuar peizazhin mahnitës të Malësisë Skoceze, duke shijuar sado pak jetën larg detyrimeve të përditshme mbretërore.

Fotoja është bërë kur çifti po shijonte pushimet e tyre tradicionale të verës.

Pas 73 vitesh martesë, Mbretëresha do t’i japë lamtumirën Philip sot Chapel St George në Windsor Castle, ku do të marrin pjesë vetëm familja dhe miqtë e ngushtë për shkak të pandemisë./e.b-abcnews.al