Mbretëresha Elizabeth ka kaluar disa minuta tmerri. Kjo pasi moti i keq detyroi pilotin e avionit personal të saj të qëndrojë për 15 minuta në ajër, sepse ulja në aeroportin e Londrës ishte thuajse e pamundur.
Avioni privat me 13 vende i Mbretëreshës tentoi të ulej në RAF Northolt, në veriperëndim të Londrës, por më pas piloti u tërhoq dhe fluturoi për 15 minuta. Ai u nis nga Aberdeen pas orës 13:00 nën një rrebesh shiu, ndërsa edhe në Londër gjeti një mot me rrufe dhe breshër. Pasi moti u përmirësua, piloti arriti të bëjë ulje të sigurt. Ndërkohë, ngjarja u konfirmua edhe nga Buckingham Palace.
Mbretëresha Elizabeth II, tani 96 vjeçe, është monarkja më jetëgjatë në historinë britanike. Jubileu i saj Platinum është i pari i këtij lloji me festime në shkallë mbretërore, me miliona pjesëmarrës në mbarë Britaninë dhe duke arritur kulmin në një spektakël televiziv që pritet të ndiqet nga një miliardë në mbarë botën.
Festimet kulmojnë të dielën me “Platinum Jubilee Garant”, një paradë publike në qendër të Londrës./abcnews.al