Mbretëresha Elizabeth II thyen rregullin historik, për herë të dytë

schedule10:42 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 10:42 - 30 Dhjetor, 2019

Siç e do zakoni, familja mbretërore mblidhet çdo vit në Sandringham për të realizuar ecjen e famshme të Krishtlindjes. Përpos mungesës së princit Harry dhe Meghan Markle-it, gjithçka u duk se shkoi mirë e bukur, derisa detajistët vunë re së fundmi praninë e të fejuarit të princeshës Beatrice, Edoardo Mapelli Mozzi.

Mbretëresha lejon që të marrin pjesë vetëm ata që janë të martuar me pjesëtarë të familjes mbretërore. E gjitha lidhet me faktin se eventi fotografohet nga shtypi dhe fotot kanë rëndësi historike. Nuk do të ishte e këndshme për mbretërinë që të fotografohej një i/e dashur rastësor/e.

Por siç duket madhëria e saj bëri një përjashtim për Edoardo-n, i cili sipas Daily Mail, “nuk dinte ç’të vishte”. “U njoftua në moment të fundit, ishte i papërgatitur për veshjen, por gjithsesi përfundoi duke u dukur mirë,” tha një burim.

Mendohet se mbretëresha bëri këtë përjashtim nga rregulli i saj historik për t’i dhënë mbështetje Beatrice-s, e cila nuk është aspak mirë pas skandalit seksual të të atit, princit Andrew.

 

Kjo ishte hera e dytë që mbretëresha Elizabeth II theu rregullin. Në 2017-n, ajo lejoi Meghan Markle të merrte pjesë në shëtitjen e Krishtlindjes. Kate Middleton nga ana tjetër, nuk u lejua të merrte pjesë në eventin tradicional derisa u martua me princin William./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!