Mbretëresha Elizabeth duket se ka humbur durimin me nipin Harry dhe bashkëshorten e tij Meghan.
Përballë akuzave dhe sulmeve të çiftit, mbretëresha është munduar gjithmonë t’i shmang, por duket se tani kufiri është tejkaluar.
Për të shmangur çdo skandal, ajo është në diskutime me avokatët dhe ka marrë vendimin që asnjë sulm tjetër i Meghan ndaj mbretërisë nuk do tolerohet, për asnjë arsye.
Thuhet se një paralajmërim ligjor do t’i shkojë edhe gjithashtu shtëpisë botuese që pritet të publikojë librin e Princ Harry vitin që vjen, ndaj çifti duhet të mendohet mirë përpara se të flasë sërish për mbretëreshën dhe pallatin mbretëror./abcnews.al