Mbretëresha Elizabeth II kaloi një natën në spital dhe te enjten u kthye në Kështjellën Windsor.
Sipas mediave të huaja, ajo tani është në humor të mirë dhe i është rikthyer detyrave në Pallatin Mbretërore.
95-vjeçarja ka kryer disa kontrolle mjekësore, duke përjashtuar mundësinë e infektimit me Covid-19, në këtë situatë pandemike.
Sipas Buckingham Palace, mjekët e kanë këshilluar Mbretëreshën që të pushojë disa ditë, pas një orari të angazhuar.
Si pasojë, është anuluar një vizitë e saj në Irlandën Veriore, e planifikuar për këtë javë.
Kjo është hera e parë që ajo i drejtohet spitalit që nga viti 2013, kur kishte probleme ne sistemin tretes./abcnews.al