Mbretëresha e mban pemën e Krishtlindjeve deri më 6 shkurt për një arsye të trishtë

schedule08:15 - 4 Janar, 2020

schedule 08:15 - 4 Janar, 2020

Krishtlindjet dhe festat e fundvitit mbaruan edhe për këtë vit dhe duhet thënë që kjo ka qenë një periudhë e ngarkuar, sidomos për familjen mbretërore. Tani është koha që të gjithë t’i rikthehemi normalitetit dhe shumë po mendojnë që ta heqin pemën e Krishtlindjeve para datës 5, sepse nëse nuk hiqet para kësaj date mendohet se sjell fat të keq. Megjithatë, Mbretëresha ka në plan ta mbajë pemën për një periudhë të gjatë dhe kjo për një arsye prekëse.

Mbretëresha dhe Princi Philiph e mbajnë pemën dhe zbukurimet e Krishtlindjeve deri më datë 6 shkurt, kur është edhe përvjetori i vdekjes së të atit të mbretëreshës, Mbretit George VI. Ai ndërroi jetë në Sandringham më 6 shkurt të vitit 1952. Mbretëresha dhe Princi Philiph e vizitojnë çdo vit Sandringham-in për të rikujtuar mbretin e ndjerë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!