Ishte një fitore më se e pritshme. “Luzitanët” portugezë nuk kanë toleruar aspak kundërshtarin pasditen e kësaj të shtune, teksa në “Signal Iduna Park”, të Dortmund mundën me rezultatin e pastër 3 me 0, Turqinë, duke u kualifikuar kështu si e para Grupit F, në fazën e ardhshme, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Goli i tretë mund të thuhet se ishte më i bukuri i sfidës, ndoshta jo për nga bukuria, por për faktin se në legjendë e gjallë e këtij sporti, si Cristiano Ronaldo arriti të vendoste një tjetër rekord, me pasimin për golin e Bruno Fernandes, që ishte asisti i tij i tetë përgjatë 27 ndeshjeve të luajtura në këtë kompeticion, duke u bërë kështu lojtari me më shumë asistime në historinë e këtij turneu.
Kështu 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka marrë i vetëm kreun e renditjes së të gjitha kohëve në këtë statistikë pasi kaloi Karel Poborsky me të cilin ndante vendin e parë deri tani dhe tashmë mund të quhet “Mbreti” i këtij kompeticioni, pasi është lojtari që mban rekordin për gola të shënuar, asiste, ndeshje të luajtura, minuta në fushë, shtylla të goditura, ndeshje si kapiten, ndeshje me fitore, më shumë edicione në të cilat ka shënuar dhe padyshim më shumë Evropiane në të cilat ka luajtur. /i.m /abcnews.al