Mbresëlënëse! Goditja e rrufesë krijon një mineral të ri në Tokë

schedule17:40 - 29 Dhjetor, 2022

schedule 17:40 - 29 Dhjetor, 2022

Një goditje rrufeje është origjina e krijimit të një “minerali të ri të jashtëzakonshëm, deri tani i panjohur”.

Kjo u bë e ditur nga Universiteti i Firences, duke shpjeguar se bëhet fjalë për një kuazikristal, i identifikuar nga Luca Bindi , profesor i Minerologjisë dhe drejtor aktual i Departamentit të Shkencave të Tokës të universitetit të Firences, falë instrumenteve të laboratorëve universitarë. Zbulimi u bë në bashkëpunim me studiues nga Universiteti Princeton, Caltech dhe Universiteti i Floridës së Jugut dhe është ilustruar në numrin e ri të PNAS .

“Mostra që ne analizuam ndoshta u formua nga shkrirja e rërës dhe materialit nga një linjë energjie e goditur nga një shkarkim i fuqishëm rrufeje. Prania e xhamit silicë sugjeron që ai arriti temperatura të paktën 1710 °C,” shpjegon Bindi.

Materiali u krijua nga fuqia shkatërruese e rrufesë që goditi një linjë energjie në dunat e rërës të Sand Hills të Nebraskës kështu u formua një kuazi-kristal me një përbërje të paparë.

“Kuazikristalet janë materiale në të cilat atomet janë renditur si në një mozaik, në modele të rregullta, por që nuk përsëriten kurrë në të njëjtën mënyrë, ndryshe nga ajo që ndodh në kristalet e zakonshme,” shton Bindi.

“Pesëmbëdhjetë vjet më parë, isha unë që zbulova se ky material ekzistonte edhe në natyrë, falë identifikimit të kuazikristalit në një kampion meteori të ruajtur në Muzeun e Historisë Natyrore të Universitetit të Firences. Pas kësaj, zbuluam kuazikristalë të tjerë të natyrës jashtëtokësore dhe të parët me natyrë antropike, të formuar në procesin e shpërthimit të provës së parë bërthamore të kryer nga Shtetet e Bashkuara në 1945, të gjithë të prodhuar në kushte presionesh ekstreme dhe temperaturash në nano-sekonda,” kujton Bindi.

Më pas, vëmendja e studiuesve u përqendrua te fulguritet, të prodhuara kur nxehtësia e zhvilluar nga shkarkimi elektrik shkrin rërën e silicës që përmban kuarc.

“Mostra që ne analizuam ndoshta është formuar nga shkrirja e rërës dhe materialit nga një linjë elektrike e goditur nga një shkarkesë e fuqishme rrufeje”, përfundon Bindi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!