Mbrëmje magjike për Camavinga, adoleshenti i talentuar në historinë e Francës

schedule09:37 - 9 Shtator, 2020

schedule 09:37 - 9 Shtator, 2020

Rennes e mbylli La Ligue në vend të tretë dhe do të garojë në Champions League sezonin që pritet të nisë. Arritje e madhe për klubin francez, që ka në përbërje një talent të madh.

Flasim për Eduardo Camavinga, adoleshentin që aktivizohet si mesfushori shkatërrues. Mbrëmjen e kaluar do e mbajë mend gjatë, pasi debutoi me kombëtaren e madhe.

FRANCË-KROACI

Camavinga u fut në fushë në minutën e 63-të në vend të N’Golo Kante, në sfidën e Nations League kundër Kroacisë. Të besuarit e Deschamps fituan 4-2, i njëjti rezultat që u regjistrua edhe në finalen e Botërorit Rusi 2018.

Emocion i madh për lojtarin e Rennes, i cili futet në historinë e “Gjelave”. Vetëm 17 vjeç, 9 muaj dhe 29 ditë në momentin e debutimit, çka e kthen Camavingën në lojtarin më të ri që debuton me Francën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!