Mbrëmje “ëndrrash” për Asllanin, “ylli” i Kombëtares mes më të mirëve të Serie A

schedule09:56 - 5 Mars, 2024

schedule 09:56 - 5 Mars, 2024

Kristjan Asllani po kalon pa dyshim çastet e tij më të lumtura me fanellën e Inter. Mesfushori i Kombëtares luajti ndaj “Kuqebluve” të Genoa ndeshjen e tretë radhazi si titullar, sfidë që për më  tepër e kurorëzoi edhe me një gol. Gol, që ishte i pari me fanellën e Inter e që mbi të gjitha erdhi para tifozëve në “mitikun” e “Giuseppe Meazza”.

Megjithatë, performanca e 21-vjeçarit nuk kufizohet vetëm te goli pasi loja e zhvilluar ishte mëse pozitive dhe lojtari kuqezi mori publikisht edhe vlerësimin nga trajneri Simone Inzaghi dhe mesa duket të mirat nuk kanë fund për Asllanin dhe “qershia mbi tortë” është emri i tij në 11-tëshen më të mirë të javës së 27 në Serie A.

Mesfushori i kombëtares është pjesë e formacionit që përbehet nga emra si “ylli” argjentinas, Pauolo Dybala apo “fantazisti” gjeorgjian, Kvicha Kvaratskhelia. Sakaq, vlen të theksohet së bashku me Asllanin, pjesë e formacionit më të mirë të javës së 27 në Serie A, është edhe Amir Rrahmani që me “Blutë” e Napoli mposhti “Bardhezinjtë” e Juventus, në “Diego Armando Maradona”, me rezultatin e ngushtë, 2-1. /i.m /abcnews.al 

Formacioni i javës së 27-të të Serie A:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!