Mbrëmje e bukur për Atleticon, sulmuesi i njohur e prish me zemërimin e tij

schedule08:15 - 24 Shkurt, 2020

schedule 08:15 - 24 Shkurt, 2020

Atletico Madrid siguroi një fitore të rëndësishme kundër Villareal mbrëmjen e kaluar. Skuadra e Simeones përmbysi disavantazhin e Paco Alcacer dhe triumfoi 3-1 në “Wanda Metropolitana”. Situata në skuadrën spanjolle është pozitive, por Alvaro Morata ka menduar ta prishë sadopak.

Trajneri Simeone zëvendësoi sulmuesin në minutën e 83-të me Llorenten. Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga Morata, i cili u tërbua keq në pankinë. Imazhet e Marca tregojnë qartë zemërimin e sulmuesit.

Mungesa e golit dhe ndeshja jo e mirë në aspektin personal kanë ndikuar më shumë se fakti që nuk e mbylli dot ndeshjen. 27-vjeçari përplasi disa shishe në tokë, teksa komentoi në rrjetet sociale fitoren e skuadrës së tij më pas, duke i dhënë fund inatit që e kaploi pasi u ul në stol. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!