Italia ka arritur të presë një biletë për në Euro 2020. Të kaltrit mposhtën 2-0 Greqinë në Olimpico dhe siguruan fitoren e tetë rresht. Një fazë eliminatoresh perfekte për ekipin e Roberto Mancinit, që i rikthen krenarinë e humbur tifozëve italianë.
Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Jorginho zhbllokoi ndeshjen me anë të një penalltie, ndërsa Federico Bernanrdeschi vulosi fitoren me një goditje nga larg.
Surprizë në Oslo. Spanja ishte shumë afër fitores së radhës në Grupin F, por një penallti në minutat shtesë i dhuroi barazimin Norvegjisë. King i Bouremouth u tregua i saktë përballë Kepës në minutën e katërt shtesë, teksa Saul kishte kaluar përpara Spanjën në fillimin e pjesës së dytë.
Kombëtarja e Morenos vazhdon të kryesojë me 19 pikë, ndërsa Norvegjia renditet e katërta me 10 pikë, tre më pak se Suedia e vendit të dytë.
Këta të fundit nuk hasën probleme dhe fituan 0-4 përballë Maltës në transfertë, kurse sfida tjetër midis Liechtensteinit dhe Armenisë u mbyll në barazim 1-1. /abcnews.al
Itali-Greqi 2-0
(Jorginho (pen) 63’, Bernardeschi 78’)
Liechtenstein-Armeni 1-1
(Frick 72’ / Barseghyan 19’)
Maltë-Suedi 0-4
(Danielsson 11’, Larsson (pen) 58’ (pen) 71’, Agius (aut) 66’,)
Norvegji-Spanjë 1-1
(King (pen) 90+4’ / Saul 47’)