Pas spektakëlit që ofroi për dy ditë me radhë Champions League, sot është radha e Europa League, aty ku sot do të mësohen çiftet gjysmëfinale të këtij eventi.
Vëmendja kryesore do të jetë në derbin e dy skuadrave italiane, Romës dhe Milanit, aty ku gjithçka ka mbetur e hapur pas ndeshjes së parë të cilën Roma e fitoi në “San Siro” me rezultatin minimal 1-0.
Stadiumi “Olimpico” do të jetë arenë e një ndeshje të zjarrtë duke ditur se të dy këto skuadra e shohin këtë kompeticion si mundësi të mirë për shpëtuar sezonion aktual.
Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo që zhvillohet në Bergamo të Italisë ndërmjet Atalantës dhe Liverpoolit. Skuadra e Jurgen Klopp u shokua në përballjen e parë, para tifozëve të tyre duke u mposhtur nga italianët me rezultatin 3-0. “Te kuqtë” duhet të bëjnë një paraqitje fantasitke për ta përmbysur rezultatin dhe për të kaluar më tej.
Në dy ndeshjet tjera përplasen Marseille-Benfica dhe West Ham United-Bayer Leverkusen.
Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 21:00./ h.ll/abcnews.al