Mblodhi rreth 1600 litra qumësht gjiri, amerikania futet në Librin e Rekordeve Guinness

schedule12:34 - 25 Gusht, 2023

schedule 12:34 - 25 Gusht, 2023

Një nënë amerikanë vuan nga një sindromë e rrallë ku trupi i saj prodhon sasi të mëdha qumështi. Mediat e huaja shkruajnë se amerikania Elizabeth Anderson-Sierra nga Aloha, Oregon tashmë është bërë pjesë e rekordit Guinness si dhuruesja më e madhe e qumështit të gjirit, ku deri më tani ka dhuruar 1599 litra qumësht.

Elizabeta njihet si “perëndesha e qumështit”, ajo dhuroi qumështin e saj për mijëra fëmijë dhe shpëtoi jetën e foshnjave të lindura para kohe.

Kjo nënë e tre fëmijëve ka sindromën e hiperlaktimit një gjendje në të cilën qumështi i gjirit derdhet në sasi të tepërta për shkak të rritjes së prodhimit të qumështit.

Ajo e ushqente me gji fëmijën e saj të parë dhe thotë se nuk mjaftonte për të zbrazur gjoksin e saj, kështu që para se të ushqente fëmijën e saj, ajo përdorte një pompë gjiri disa herë në ditë për qumështin e tepërt.

Gjatë nëntë viteve të fundit, Elizabeth ka dhuruar mbi 15,000 doza qumësht për familjet në Oregon dhe në mbarë botën.

Gjithashtu dhuron për shumë nëna që nuk mund të japin gji. “Këto janë pikat pozitive dhe arsyeja pse vazhdoj të bëj atë që bëj”, thotë Elizabeth.

Elizabeth gjithashtu bashkëpunoi me një kompani që prodhon pompa gjiri për ta bërë më të lehtë ushqyerjen me gji për nënat. Përdorimi i një pompe celulare ia bëri jetën më të lehtë. Ajo shpenzon rreth pesë orë në ditë për të nxjerrë qumësht dhe pavarësisht shqetësimit të mjeljes së rregullt, Elizabeth është krenare për atë që mund të bëjë për të tjerët.

Ajo thotë se nuk e lë qumështin e saj të gjirit të shkojë dëm i gjithë ose i përdorur ose i dhuruar edhe pse ajo tashmë ka shprehur dëshirën që prodhimi i qumështit në trupin e saj të ndalonte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!