Mblidhet sërish Këshilli Politik, çfarë do të diskutohet sot

schedule17:16 - 16 Qershor, 2020

schedule 17:16 - 16 Qershor, 2020

Pasditen e sotme pritet të mblidhet sërish Këshilli Politik, në kuadër të Reformës Zgjedhore. Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton për Abc News se e para që ka mbërritur është Rudina Hajdari, dhe pas saj Damian Gjiknuri.

E vetmja që ka mbetur pa diskutuar është mënyra se si do të funksionojë organi i ri që do të menaxhojë procesin zgjedhor.

Palët kanë punuar veçmas gjatë paradites dhe të gjitha propozimet e tyre do ti hedhin në tryezën e Këshillit Politik për mënyrën se si do të ndahet institucioni i ri që do të drejtohet nga Komisioneri i Zgjedhjeve që do të ketë një mandat 7-vjeçar.

Do të jetë një propozim i shumicës që do të miratohet në Parlament, ndërsa opozita do të ketë të drejtë emrin e nënkomisionierit.

Të gjitha pikat janë përkthyer në amendamente, ndërsa e vetmja që kërkon dakordësinë e palëve ditën e sotme është ajo e Komisionerit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!