Kuvendi i Shqipërisë pas një shkëputje prej një muaji, këtë të enjte do të zhvillojë seancën e parë plenare pas zgjedhjeve të 14 majit.
Gazetarja Esiona Konomi, raporton për ABC News se në seancën e sotme pritet që në fokus të jetë sërish debati post zgjedhor, ku pritet që mazhoranca të hedhë ngacmime ndaj opozitës e cila pësoi humbje të thellë.
Në rend dite janë vetëm miratimi i dy marrëveshje, njëra është për zhvillimin rajonal dhe tjetra për Urën e Bunës, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.
Ndërkohë deri tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me faktin nëse kryeministri Edi Rama do të jetë apo jo pjesë e seancës.
Ndër të tjera gazetarja e ABC News raporton se deri në fund të muajit korrik kuvendi duhet të mbyllë disa çështje që kanë nevojë për votat e opozitës. Ngelet për tuy parë sesi do të shkojë gjendja për shkak të të rrëmujës në të cilën ndodhet kampi opozitar që mund të sjellë dhe vonesën e tyre.
Një nga këto është zgjedhja e avokatit të popullit që kërkon vota nga opozita apo korrigjimi i reformës në drejtësi që kërkohet një bashkim votash, amnistia fiskale që është nismë e qeverisë. /abcnews.al