Mblidhet online Këshilli për Integrimin Europian, fokusi i diskutimit

schedule19:33 - 22 Shtator, 2020

schedule 19:33 - 22 Shtator, 2020

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian do të zhvillojë online takimin e radhës i cili do të mbahet ditën e nesërme në orën 10:30.

Takimi do të ketë në fokus progresin e realizuar dhe sfidat në kuadër të kriterit politik, me 15 pikat e Vendimit të Këshillit të Bashkimit Europian të datës 25 Mars 2020 për hapjen e negociatave.

Ai do të drejtohet nga kryetarja Rudina Hajdari dhe nënkryetari Taulant Balla, ndërsa e ftuar do të jetë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila do të prezantojë progresin e procesit të Integrimit Europian./mv. abcnews.al