Mblidhet konferenca e kryetarëve/ Shqyrtohet kërkesa Bardhi – Berisha për komisionet hetimore

schedule12:15 - 29 Shtator, 2023

schedule 12:15 - 29 Shtator, 2023

 

Prej disa minutash është mbledhur konferenca e kryetarëve për të shqyrtuar një kerkesë që vjen nga opozita e bashkuar, në lidhje me ngritje e dy komisioneve hetimore.

Partia socialiste mendon se nuk ka kushte për të ngritur asnjë prej këtyre komisioneve, pasi e konsideron këtë objekt hetimi të gjerë.

“Konferencë për të shqyrtuar një kërkesë që vjen nga opozita e bashkuar për të ngritur dy komisione hetimore. Një prej tyre është për  të parë se si janë përpunuar të dhënat personale dhe nëse është sulmuar sistemi TIMS.

PS mendon nuk ka kushte për të ngritur kushte qoftë për këtë, qoftë për koncesionet në shëndetësi, sepse e konsideron këtë objekt hetimi të gjerë edhe pse për Bardhin, këto janë vetëm justifikime të PD për të mohuar një të drejtë kushtetuese që i garantohet opozitës.

Përderisa mazhoranca heziton, opozita është gati të riformulojë bazën e hetimit, por PS ende nuk është shprehur e gatshëm.

Edhe në të shkuar në lidhje me komisionet, PS ka vepruar ngjashëm si sot. Sepse PS vlerëson se sa herë të ketë një firmë të Berishës, që nga momenti që ai është shpallur “non grata” kërkesa të mos merret parasysh.

Së dyti socialistët thotë se për sa kohë një ligj për komisionet hetimore ende nuk është ribërë, nuk ka më vend për të bërë hetime parlamentare të reja, por në vlerësim të opozitës kjo është diçka absurde” tha Konomi.

Në lidhje me pretendimet e Bashës, gazetarja tha se kreu i PD ka pretendime të shumta, por ata nuk shkojnë në përputhje me votat që ai ka. Për të kërkuar një komision në parlament duhen 35 vota, Bardhi – Berisha i kanë, Basha jo.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!