Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit, PS paraqet prova të reja

schedule11:00 - 22 Nëntor, 2019

schedule 11:00 - 22 Nëntor, 2019

Sot në orën 11:00 do të mblidhet Komisioni i Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Sipas raportimit të gazetarit Juxhin Mustafaraj për abcnews.al, Komisioni do të mblidhet për të shqyrtuar opinionin e Komisionit të Venecias, që theksonte se Meta tejkaloi kompetencat, por shkelja nuk është aq e rëndë sa Presidenti të shkarkohet.

Gjithashtu do të shqyrtohet edhe raporti sekret nga SHISH, ku kreu i shtetit deklaroi se u bazua për të anuluar me dekret zgjedhjet e 30 Qershorit.

Ndërkohë që pjesë e objektit të komisionit pritet që të bëhet edhe kërkesa e PS-së, që akuzon Metën për shkelje të tjera këtë herë për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese.

Pritet që mazhoranca sot të kërkojë zgjatjen e hetimeve për shkarkimin e presidentit e republikës Ilir Meta. Një element shtesë që do të paraqisë në kërkesën e saj PS, do tëjetë edhe ngërci i krijuar nga Presidenti i Republikës me Gjykatën Kushtetuese./abcnews.al