Komisioni “Xhafaj”, pa opozitë/ Antikorrupsioni, Xhafaj: PD të vijë në proces gjithëpërfshirës

schedule11:28 - 21 Qershor, 2024

schedule 11:28 - 21 Qershor, 2024

Socialistët vijojnë punën me komisionin antikorrupsion. Ndonëse opozita bojkotoi sërish mbledhjen e dytë e kësaj të premte, Fatmir Xhafaj iu bëri thirrje për gjithëpërfshirje në këtë process, i cili është parashikuar që të zgjasë për dhjetë muaj. Grupi parlamentar i PD nuk votoi as në parlament ngritjen e këtij komisioni.

“Të keqardhur që ende opozita nuk po bëhet pjesë e aktivitetit normal të komisionit. Është me rëndësi që opozita të marrë pjesë në Komision, shpresoj që të reflektojë dhe të marrë pjesë. Procesi është gjithëpërfshirës, transparent dhe profesional me produkte të qarta e të dobishme. Kemi ftuar dhe aktorë të tretë të marrin pjesë në këtë Komision”, tha Xhafaj.

Institucionet e pavarura kanë afat deri në 30 qershor për të dorëzuar emrat e ekspertëve që do të jenë pjesë e tre nëngrupeve të punës; mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.
“Komisioni u ka dërguar institucioneve të pavarura në fushat me risk të lartë për korrupsion, si në Prokurime Publike, prona, arsim, dogana, tatime”, shtoi ai.

Maxhoranca ka votuar ngritjen e një website, që do të shërbejë për njoftimet dhe publikimin e materialeve të përditësuara nga puna e kԯtij komisioni. Në këtë mbledhje u miratua dhe struktura e sekretariati teknik që do funksionojë në mbështetje të nëngrupeve të punës për “antikorrupsionin”./abcnews.al