Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për zgjedhjen e Kryesisë së PD-së. Të parët që kanë mbërritur në selinë blu janë Oerd Bylykbashi dhe Rudina Hajdari.
Sipas axhendës fjalën do e marrë Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka, ndërsa më pas do të nisë votimi.
Përpara nisjes së mbledhjes është zhvilluar regjistrimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Paraprakisht çdo anëtar i Këshillit Kombëtar do të firmosë manualisht dhe elektronikisht për prezencën e tij në mbledhje.
Risi e këtij procesi zgjedhor është numërimi elektronik i çdo flete votimi i cili ndodh për herë të parë në partitë politike shqiptare.
“Pas shfaqjes në ekran, çdo votë do të kalojë në kohë reale në tabelën përmbledhëse nga ku do të mësohen emrat fitues të anëtarëve të rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike”, njofton Komisioni i Rithemelimit.
/abcnews.al