Këshilli Kombëtar të Integrimit mblidhet këtë të martë në Pallatin e Kongreseve, ku pjesë do të jenë presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.
Punimet e Këshillit me temë “Zhvillimet më të fundit në kuadër të përgatitjeve për procesin e negociatave në Bashkimin Europian dhe prezantimi i projekt-planit gjithëpërfshirës të masave të integrimit europian”, do të nisen nga kryetarja, Rudina Hajdari, e cila do të pasohet nga ambasadori i Bashkimit Europian, Soreca, dhe më pas Presidenti Meta.
Ndërkohë në sesionin e dytë të takimit pritet që të diskutojnë ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, e pas tij kreu i qeverisë, Edi Rama.
Ndërsa në përmbyllje të takimit do të flasë edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, që mban edhe postin e zv.kryetarit të këtij Këshilli. Kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar të Integrimit vjen në një kohë, kur zyrtarisht Bashkimi Europian ka dhënë aprovimin për nisjen e procesit të negociatave me vendin tonë.
Ky është një takim që vjen vetëm pak ditë pas mbylljes së marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës për reformën Zgjedhore. Për shkak të pandemisë takimi që ishte parashikuar të zhvillohej tek Pallati i Kongresve, do të zhvillohet online.
Agjenda e plotë:
11.00 Hapja e takimit
Fjalë përshëndetëse:
Znj. Rudina Hajdari, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.
SH.T.Z Luigi Soreca, Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Europian.
SH.T.Z Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë.
11.15 Paneli i parë: Zhvillimet më të fundit në kuadër të përgatitjeve për procesin e negociatave në Bashkimin Europian
- Gent Cakaj, Ministër në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, prezantimi i Draft Planit gjithëpërfshirës të Masave të Integrimit Europian.
SH.T.Z Edi Rama, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë.
SH.T.Z Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
12.30 Paneli i dytë: Diskutime nga pjesëmarrësit.
13.30 Fjala përmbyllëse e takimit.
- Taulant Balla, Nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. /abcnews.al