PS, jeta vazhdon/ Grupi kuvendor mblidhet pranë kryeministrisë së blinduar

schedule11:08 - 7 Tetor, 2024

schedule 11:08 - 7 Tetor, 2024

Pak orë para nisjes së Protestës së demokratëve, punonjësit janë kanë punuar në drejtim të sigurisë. Në orët e para të mëngjesit janë blinduar dyert e Kryeministrisë dhe më pas puna ka vijuar me kamerat e sigurisë

Por, vetëm pak metra më larg në Kuvendin e Shqipërisë, socialistët kanë ndjekur axhendën e tyre normale të punës, siç çdo të hënë. Me fokusin në punët e tyre në Parlament, në mbledhjen e grupit parlamentar këtë të hënë, deputetët e maxhorancës kanë diskutuar nismat e ndërmarra nga ta në seancat plenare të këtij legjislacioni.

Burime brenda socialistëve thonë se në takim nuk ka patur asnjë indicie për t’u fokusuar në protestën e opozitës, pavarësisht se këta të fundit paralajmërojnë mosbindje civile me një tubim që Policisë së Shtetit i kanë kërkuar zyrtarisht 4 orë leje.

Ndonëse ky organizim sipas opozitës nuk do të ketë fjalime publike si herët e shkuara, për kampin blu është thirrja e një lufte.

Grupi kuvendor i shumicës sot ka diskutuar një axhendë normale pune, por vetëm pak metra larg kryesisë, punonjës të sigurisë morën masat e fundit, para nisjes së një proteste që opozita thotë do jetë ndryshe nga të tjerat. Sesa normale do jete puna në Kuvend, kur secila nga palët do numërojë, njëra mbështetësit e vet dhe tjetra, xhamat e dyert e thyera të institucioneve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!