Mblidhen firmat për shkarkimet e kryetarëve/ Kosovë, peticionet do t’u dorëzohen kuvendeve komunale në veri

schedule15:28 - 22 Janar, 2024

schedule 15:28 - 22 Janar, 2024

Mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat e veriut të kosovës ka përfunduar. Përfaqësues të grupeve që kanë iniciuar këtë proces kanë konfirmuar për mediat vendase se kanë siguruar votat e mjaftueshme që do të mundësonte largimin e kryetarëve shqiptarë.

Edhe pse iniciatorët e nënshkrimit të peticioneve në mitrovicën e veriut, zubin potok, zvecan dhe leposavic   nuk kanë specifikuar se sa qytetarë kanë nënshkruar, ata janë të bindur se janë mbledhur më shumë nënshkrime se minimumi i kërkuar.

Peticionet e votuesve të regjistruar do u dorëzohen kryetarëve të kuvendeve komunale. Pas dorëzimit, kryetari i kuvendit ka tri ditë kohë për t’ia dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shqyrtim dhe verifikim.

Nëse KQZ-ja konfirmon se nënshkrimet e mbledhura janë aq sa kërkohet dhe i verifikon ato, organizohet votimi për shkarkimin e kryetarit. Ky proces duhet të mbahet brenda 45 ditëve.

Që ky votim të jetë i suksesshëm, duhet 50 për qind, plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote. Pas kësaj, rezultati i dërgohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Kryetarët shqiptar u zgjodhën në prill të vitit 2023 në zgjedhjet të cilat u bojkotuan nga serbët në shenjë pakënaqësie me politikat e Qeverisë së Kosovës.

Hyrja në godinën e komunave nxiti tensione në fund të majit të vitit të kaluar të cilat kulmuan në Zveçan. Protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!