Mblidhen deputetët e PD që nuk janë pjesë e grupimit të Berishës, çfarë po diskutojnë

schedule18:17 - 19 Korrik, 2022

schedule 18:17 - 19 Korrik, 2022

Deputetët e Partisë Demokratike që nuk janë pjesë e grupimit të Sali Berishës janë mbledhur pasditen e kësaj të marte. Mësohet se mbledhja ka nisur në orën 18:00 në një lokal në kryeqytet.

Burime bëjnë të ditur se deputetët janë mbledhur në këtë takim informal për të diskutuar me njëri-tjetrin. Siç raporton gazetari Juxhin Mustafaraj, takimi është iniciuar nga Flamur Hoxha dhe Lefter Gështenja.

Meqenëse asnjëra palë nuk zhvillon dot mbledhje grupi se nuk zotëron shumicën, është zgjedhur kjo mënyre për të diskutuar disa çështje, përfshirë edhe propozimin me të cilin PD do të shkojë në Parlament për Avokatin e Popullit.

Në takim marrin pjesë:

Lefter Gështenja

Flamur Hoxha
Kreshnik Collaku
Gazment Bardhi
Dhurata Cupi
Helidon Bushati
Andia Ulliri
Ervin Salianji
Bledjon Nallbati
Arbi Agalliu
Eralda Tase
Ervin Salianji
Merita Bakiu
Kastriot Piroli
Ferdinant Xhaferri
Emilja Koliqi
Selaudin Jakupllari
Zheni Gjergji
Dashnor Sula
Grida Duma
Flutura Açka
Enkelejd Alibeaj
Oriola Pampuri
Tomorr Alizoti

Këta deputetë nuk i janë bashkuar Sali Berishës dhe nismave të tij. Me zë më të fortë një pjesë e tyre kanë kundërshtuar rikthimin e ish-kryeministrit në krye të Partisë Demokratike. Megjithatë shumica e këtyre deputetëve iu bashkuan protestës së 7 korrikut, e cila u thirr nga Sali Berisha kundër qeverisë. g.v/abcnews.al