Mblidhen 300,000 dollarë për 9-vjeçarin që tallej nga shokët

schedule08:00 - 22 Shkurt, 2020

schedule 08:00 - 22 Shkurt, 2020

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të shumta. Quaden Bayles është vogëlushi me nanizëm video e të cilit teksa shihet duke qarë dhe duke ju lutur t’i jepte një litar që të vriste veten, pasi shokët në shkollë e tallnin për shkak të gjatësisë së tij, ka bërë xhiron e botës.

Nëna e 9-vjeçarit ka bërë një apel shumë rrënqethës. Duke iu drejtuar prindërve të tjerë që të tregohen të kujdesshëm me fëmijët, ajo thotë se bullizmi mund të shkaktojë pasoja të rënda. Nëna tregoi se e kishte parë me sytë e saj se si një tjetër i mitur kishte qëlluar djalin në kokë.

Një mbështetje e madhe ka ardhur për 9-vjeçarin.

Rreth 452,000 dollarë (300,000 dollarë; 230,000 £) është shuma e mbledhur deri më tani si pjesë e një fushatë për të dërguar nëntë vjeçarin Australian në Disneyland.

Kujtojmë se faqja u krijua nga komediani amerikan Brad Williams pasi video u bë virale për të mbledhur para për të dërguar 9-vjeçarin në Quaden në Disneyland.

Ekipi i yjeve, i Kombëtares Rugby League ka ftuar gjithashtu Quaden të kryesojë në ndeshjen e tyre kundër Maori All Stars.

Shumë të famshëm i janë bashkuar fushatës, aktori Hugh Jackman dhe basketbollisti Enes Kanter kanë reaguar duke ndarë mesazhe mbështetëse me fëmijët e tyre.

Lexo edhe http://abcnews.al/me-jep-nje-litar-do-vras-veten-komediani-i-njohur-merr-vendimin-e-papritur-per-vogelushin-qe-tallej-nga-shoket/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!