Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbledhje e pestë e përbashkët mes Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

schedule09:37 - 25 Nëntor, 2018

schedule 09:37 - 25 Nëntor, 2018

Të hënën në Pejë mbahet mbledhja e radhës së dy qeverive shqiptare, qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë. Aktiviteti i parë nis që sot, me zbulimin e shtatoreve të patriotëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku do të jenë pjesëmarrës drejtuesit e dy shteteve.

Ndër marrëveshjet kryesore që pritet të arrihen në këtë takim, është ajo e lehtësirave doganore mes dy vendeve, si dhe heqja e tarifës së romingut. Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës në Pejë më 26 Nëntor, do të jetë e pesta e kësaj tradite që ka nisur nga Prizreni, më 11 Janar 2014.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka bërë me dije në mbledhjen e qeverisë së Kosovës se ka kërkuar nga shteti shqiptar uljen e tarifës në Rrugën e Kombit, që Kosova e konsideron të lartë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!