“Mbledhje e Këshillit të Sigurisë?” Meta: Duhet fonde që situata të mos dalë jashtë kontrollit

schedule19:34 - 9 Mars, 2020

schedule 19:34 - 9 Mars, 2020

Presidenti Meta gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat tha se vlerëson angazhimin dhe masat e marra nga institucionet përgjegjëse për situatën ndaj koronavirusit dhe i ftoi qytetarët ta përballojnë me qetësi këtë situatë.

“Duke vlerësuar masat e marra, i ftoj qytetarët të përballojnë me përgjegjshmëri këtë situatë.

Nuk ka vend për panik, por nuk ka vend për nënvlerësimin më të vogël nga ë gjitha institucionet. Kërkohet bashkëpunim, transparencë. Shëndeti dhe jeta e qytetarit prioritet i të gjithëve sot”, tha Meta.

Gjithashtu Presidenti Meta theksoi se në këtë moment duhen fonde që situata të mos dalë jashtë kontrollit.

A ka vend për mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare?

 Meta: “Nuk është koha të zhvillojmë mbledhje mbi mbledhje. Që më 30 janar kam kërkuar të merren masa. Edhe dje kam bërë një kërkesë edhe më të fortë për përshkallëzimin e masave. Qeveria ka marrë një sërë masash në këtë drejtim

Besoj se veprimet po bëhen në përgjegjësi të plotë. Nga dita e sotme edhe në presidencë kemi një task- forcë dhe do të kemi dhe një adresë pë të cilët shohin në nvlerësime për persona të caktuar apo nuk marrin trajtimin e duhur.

Apeloj për plane të detajuara  për çdo strukturë, plan monitorimi në terren të të gjitha strukturave, financim të plotë për materialet mjekësore, jo vetëm mjekësor por edhe forcat e sigurisë për të kaluar këtë pandemi.

Duhet një plan i detajuar ekonomik për veprimet mbështetëse për përballimin e ndikimit të pandemisë në ekonomi.  Mësimet e nxjerra nga vendet fqinje janë instrumentet e duhura për përballimin e kësaj situate. Nënvlerësimi më i vogël rrezikon jetën.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!