Mbledhja informale e qeverisë në Shëngjin/ Gonxhe në takim me Margaritin e shkarkuar, gazetarja ndan detajet e zëvendësimit të ministrave

schedule20:23 - 9 Janar, 2024

schedule 20:23 - 9 Janar, 2024

Gazetarja Esiona Konomi ka ndarë detaje nga mbledhja informale e qeverisë në Shëngjin.

Në një lidhje live me “Real Story”, ajo ka zbuluar se pjesë e kësaj mbledhje ishte dhe ministri më i ri i qeverisë, Blendi Gonxhe, i cili është takuar me ish-ministren e Kulturës, Elva Margaritin.

Gazetarja ka theksuar që ministria më e re e drejtuar nga Gonxhja bashkon fushat e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Kjo do të thotë që ka pasur dhe një përballje mes Margaritit të shkarkuar dhe ministrit të ri.

 “Elva Margariti erdhi si një emër i panjohur në ministrinë e Kulturës, pas një eksperience shumë të shkurtër si këshilltare e Edi Ramës, pa ndonjë eksperiencë të mëpërparshme në Partinë Socialiste. Kështu si ekzistenca apo ikja e saj nuk është se ka provokuar ndonjë gjurmë në publikë. Ikja e saj nuk është se nuk pritej, është pritur sa herë që është ndryshuar qeveria, është menduar që mund të ishte një nga emrat e zëvendësueshëm.

Ndërkohë, ardhja e zotit Gonxhe surprizoi më shumë për nga formula që ishte zgjedhur për të kompozuar një ministri me disa sektorë, por që duket se nuk kanë një linjë të kuqe bashkë, por kryeministri pretendon se janë një produkt ekonomik bashkë. Ndërkohë, vetë zoti Gonxhi dukej qartazi prej kohësh zinte një vend të veçantë në pëlqimin kryeministror”, u shpreh Konomi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!