Mbledhja e Ramës me ministrat dhe deputetët/ Qefalia: Përkrahim punën e SPAK, jo kompromise në luftën ndaj korrupsionit

schedule13:31 - 7 Maj, 2024

schedule 13:31 - 7 Maj, 2024

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia thotë se Partia Socialiste dhe mazhoranca përkrahin punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), që ishte dhe një ndër mesazhet e dhëna nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zhvilluar me Grupin Parlamentar socialist dhe ministrat e qeverisë.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Qefalia u shpreh se nuk do të ketë kompromise në luftën kundër korrupsionit.

“Në fakt, ishte një takim i zgjeruar midis Grupit Parlamentar dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, një takim që nuk ndodh për herë të parë. Ky i sotmi pati veçanti, pasi në fund u dakordësua për të dalë me një projekt rezolutë për Shqipërinë 2030. Ajo që zë rol primar, për herë të parë kërkohet që përtej ndasive politike, kërkohet të dakordësohen disa gjëra që janë në frymën e Bashkimit Evropian. Është parashkruar edhe në rezolutë, shpresoj se do të gjejë dakordësinë nga grupe të tjera parlamentare. Së pari, duhet të sjellim në vëmendje që kjo rezolutë është, kur Shqipëria po kryen detyrat e saj që ka në kuadër të rekomandimeve të dhëna nga Bashkimi Evropian. Së dyti, është e rëndësishme të ketë frymë dialogu dhe bashkëpunimi në luftën kundër korrupsionit. Është menduar që të gjitha këto veprime do të jenë transparente. Është vazhduar ideja që të ketë komision të posaçëm me përgaqësues nga mazhoranca dhe opozita që ta ndjekin në vijimsi. Janë gjëra me element të rëndësishëm.

Nuk ka të bëjë aspak me kundërvënie të veprimeve të SPAK. Kryeministri dhe mazhoranca përkrahin institucionet e drejtësisë. Do ftohen të gjitha palët që e duan Shqipërinë në Bashkimin Evropian, nuk do të kemi kompromise të tilla.

Kryeministri ka qenë shumë i qartë për akuzat nga opozita për veprimet korruptive. Shumë shërbime që qytetarët haxhonin kohë, të ardhura për të marrë dokumentet. Për të ndërprerë korrupsionin, është menduar të ketë një sistem digjital, sistem që do të bëjë paanësi në zgjedhjen e fituesve”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!