Mbledhja e qeverisë në Shkodër/ Analizë e thellë përtej ngjyrave partiake, bashkia Vorë e Kavajë të “zhytura” në borxhe

schedule13:13 - 9 Mars, 2024

schedule 13:13 - 9 Mars, 2024

SHKODËR- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë bashkë në Shkodër kryebashkiakë të majtë e të djathtë dhe në fokus të tryezës është diskutimi për t’i shërbyer më mirë qytetarëve dhe për çuar para projektet e nisura në gjithë qarqet e Shqipërisë.

Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi, e cila po ndjek nga afër takimin e sotëm maratonë të Ramës më kryebashkiakët, raporton se një problematikë kyçe, e cila do diskutohet janë problemet dhe vështirësitë financiare me të cilat përballen bashkitë e vendit.

Po ashtu, sipas analizës, rezulton se bashkitë të cilat po përballen me vështirësi të theksuara janë bashkia e Kavajës dhe e Vorës.

Sipas gazetares, raportohet se këto bashki kanë më shumë se një buxhet vjetor borxh ndaj palëve të treta dhe në këto kushte qeveria përmes Ministrisë për Pushtetin Vendor po diskuton modalitetet se si duhet t’i nxisin bashkitë në fjalë, me qëllim për t’i bërë ato më aktive në përthithjen e të ardhurave financiare dhe zhvillimin e tyre të mëtejshëm.

“Do të shikohen dhe mundësitë financiare. Ka vështirësi në disa bashki, Bashkitë e Kavajës dhe e Vorës sipas inflamacioneve të deritanishme janë bashkitë me vështirësitë më të madhe financiare, të cilat kanë më shumë se 1 buxhet vjetor borxh, një borxh, i cili nuk është vendosur nga dy kryebashkiakët që janë tani, është një borxh që ka nisur nga dy apo tre kryebashkiakët e fundit. Kjo ka shkaktuar kolaps financiar. Qeveria po mendon t’i ndihmojë  me subvencion, por po ashtu me politikat të tjera kredimarrje apo mënyra të tjera për t’i nxitur bashkitë si të prodhojë më shumë para. Në këtë aspak, kjo tryezë e qeverisë është një komunikim për problemet që kanë dhe si të gjendet zgjidhja për të ndihmuar bashkitë për t’iu shmangur falimentimit” tha ajo.

Këtë të shtunë, Rama ka bërë bashkë të gjithë kryebashkiakët, ndërsa slogani që e karakterizon tryezën e diskutimeve titullohet “Shqipëria 2030”.

“Lajmi i mirë është se Shkodra ia del t’i bëjë bashkë të gjithë, të majtë dhe të djathtë dhe kjo është hera e parë, që në një takim të thirrur nga kryeministri Rama me krybashkiakët marrin pjesë edhe ata që janë zgjedhur nga opozita. Në zgjedhjet e fundit nga opozita mundi të fitoheshin vetëm shtatë bashki, përfshirë këtu dhe Fredi Belerin”, raportoi gazetarja Esiona Konomi./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!