Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, çfarë u vendos për zëvendësimin e Valdrin Pjetrit

schedule10:35 - 10 Shkurt, 2020

schedule 10:35 - 10 Shkurt, 2020

Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm kryesinë e PS-së. Në këtë mbledhje Partia Socialiste vendosi të ndryshojë statutin e partisë gjithashtu u hartua edhe axhenda e Kongresit të PS që do të zhvillohet më 29 shkurt.

“Partia Socialiste ka vendosur të miratojë në 29 shkurt një program politik i cili nuk parashikon zgjedhje të parakohshme, por një kalendar punimesh deri në 1 qershor 2021, kohë kur parashikohen zgjedhjet e reja parlamentare”, deklaroi në përfundim të kësaj mbledhje Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla.

Sipas tij duket se për sa i takon zgjedhjeve të parakohshme të kërkuara nga opozita nuk është bërë asnjë lëshim gjithashtu dhe kursi politik nuk ka ndryshuar.

Në këtë mbledhje është rënë dakord gjithashtu që të mos ketë  një vendimmarrje për PS e Shkodrës, as për kryetarin e Partisë së Bashkisë Shkodër dhe as drejtuesin politik të këtij qarku.

Siç raporton Esiona Konomi për abcnews.al këto vendimmarrje pritet që të merren gjatë muajit mars ku do të mblidhet dhe do të vendosë kryesia e re ajo që do të marrë vendimet për këtë qark problematik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!