Mbledhja e Komitetit në Bruksel/ Rama: Kemi detyra shtëpie të vështira, BE duhet të çelë dyert

schedule10:34 - 15 Shkurt, 2024

schedule 10:34 - 15 Shkurt, 2024

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian se vendi ynë tani ka detyra shtëpie të vështira. Ai ka theksuar sa i përket integrimit se Bashkimi Europian duhet të na çelë dyert për një të ardhme më të mirë.

“Nuk më pëlqen fjala zgjerim se nuk ka të bëjë me zgjerimin, por ka të bëjë me bashkimin. Pasi mendoj sa me zemër jemi në organizmin e Europës, kërkojmë një Bashkim Europian të shëndetshëm. Prandaj të dyja palët duhet të kuptojnë se sa e rëndësishme është nga të dyja anët. Nuk mund të përshpejtosh se po ta përshpejtosh do përplasësh makinën dhe do të marrin patentën. Prandaj ka të bëjë me detyrat e shtëpisë, që ne duhet t’i bëjmë që të jemi një shtet anëtar me mirëfunksionimin e vetë. Është e vetmja mënyrë për të përkufizuar rolin e shtetit. Ndërkohë që ne bëjmë detyrat tona të shtëpisë, BE duhet të na i hap të gjitha dyert. Ndaj uroj fort që dhe Parlamenti Europian do të çelë dyert, në fund të fundit edhe po nuk votuan këto procese, kjo nuk është dramë. Nga ana tjetër njerëzit do të kuptojnë se nuk ka asgjë. Shumë njerëz priren ta shohin be si një vend që si një bankë parash dhe është, por në qendër nuk është kjo.

Vendet si tonat që dolën nga një e shkuar e tmerrshme si tonat, nuk janë unike në botë, por ajo çka e bën unike është se ne kemi BE. Për ta mbyllur besoj që  për ata njerëz që do të vijnë këtu, kjo do të jetë një përvojë e shkëlqyer për ta”, u shpreh Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!